Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës
Aktuale
October 01, 2026 - 19:28
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në rrugën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Kryetari Abdixhiku theksoi se integrimi evropian është interes strategjik i Kosovës dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë mbetet i rëndësishëm për avancimin e këtij procesi.
"Po ashtu Abdixhiku dhe Hofreiter diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në dimensionin parlamentar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane", njofton LDK.