Haxhiu s’i tregon hapat pas vendimit të Kushtetueses, thotë se do të flasë nesër pas Kryesisë së Kuvendit
Aktuale
September 24, 2026 - 13:14
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Kuvendin.
E pyetur për veprimet e radhës, Haxhiu tha se për këtë çështje do të flasë të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo kërkoi që sot vëmendja të përqendrohet te përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.
“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do të flasim për media. Ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.