U arrestua në kufi me Maqedoninë e Veriut, lirohet veterani i UÇK-së

U arrestua në kufi me Maqedoninë e Veriut, lirohet veterani i UÇK-së

Aktuale September 23, 2026 - 08:29

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pas një interviste dhe marrjes në pyetje në kufi.

Ai ka thënë se ka dhënë intervistë te autoritetet maqedonase dhe më par është liruar nga policia e këtij shteti.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. #UÇK dje, liri sot!”, ka shkruar Pushkolli.

Ai ishte arrestuar mbrëmjen e së martës në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.