Shefi i BE-së në Kosovë: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Shefi i BE-së në Kosovë: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Aktuale September 21, 2026 - 10:38

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka deklaruar se BE-ja dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

Schuebeli këtë deklaratë e ka bërë pas një takimi me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen politike dhe financiare që vendet e Bashkimit Evropian ia ofrojnë Kosovës.

Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se në takim është diskutuar për mbështetjen që BE-ja dhe shtetet anëtare po i japin Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Duke vazhduar kontaktet e mia me #TeamEurope në Kosovë, këtë mëngjes takova ambasadorin belg Arnaud Dusaucy. Diskutuam mbështetjen politike dhe financiare që BE-ja dhe shtetet e saj anëtare i japin Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën”, ka shkruar Schuebeli.

Takimi është zhvilluar në kuadër të kontakteve të ambasadorit të BE-së me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë.