“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe në Kanada

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe në Kanada

Aktuale September 20, 2026 - 11:12

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në Vankuver të Kanadasë.

Protestat u organizuan kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Diaspora shqiptare me  UÇK”, ka shkruar organizata “Liria ka Emër”.Protesta të ngjashme, përpos në Prishtinë, janë mbajtur edhe nga diaspora shqiptare në Gjermani, Zvicër, Itali dhe vende të tjera.