Çitaku publikon foto nga protesta: Populli në këmbë

Çitaku publikon foto nga protesta: Populli në këmbë

Aktuale September 19, 2026 - 22:52

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social ka publikuar foto nga protesta e sotme, e cila po mbahet për katër herë me rradhë në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales.

Në foto shihen numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Populli në këmbë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.