Historiani Ukshini pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shteti duhet të mobilizohet
Foto: Laura Hasani

Historiani Ukshini pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shteti duhet të mobilizohet

Aktuale September 19, 2026 - 17:44

Historiani Sylë Ukshini tha se shteti i Kosovës duhet të mobilizohet pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se para se të kërkohet kohezioni me Shqipërinë, duhet të këkrohet njëherë ai i brendshmi.

“Unë mendoj që shteti duhet të mobilizohet, por edhe ndërkombëtarët e kanë djallëzinë e perfeksionuar, sepse edhe gjykata kur është u ngritur, edhe dënimi kur është bërë, edhe mënyra qysh është lexuar bëhet domethënë për ta shfrytëzuar përçarjen e brendshme këtu”, tha Ukshini.

“Unë mendoj që para se të kërkojmë një kohezion me Shqipërinë, unë mendoj që kohezioni duhet të ndodhë nga brenda”.

“Gjëja e parë që duhet ta bëjë Ministria e Jashtme, qeveria, institucioni dhe në të gjitha takimet unë mendoj që BE-së duhet t'i kërkohet statement zyrtar të dalë dhe të thotë pretendimet e Dik Martit ishin gënjeshtra. Por BE-ja s-e bën “. /klankosova