Protesta në Prishtinë nuk do të jetë e fundit, paralajmërohen tubime të tjera
Aktuale
September 18, 2026 - 13:22
Ka përfunduar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e organizuar nga OVL UÇK-ja në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Nga vendi i ngjarjes, Klan Kosova raportoi për zhvillimet gjatë protestës, përmes gazetares Qëndresa Tërshani dhe gazetares Qëndresa Bellagoshi.
Në përfundim të protestës, Tërshani tha se organizatorët kanë paralajmëruar se ky tubim nuk do të jetë i fundit dhe se në ditët në vijim priten edhe protesta të tjera.
“Kjo është protesta e parë gjithëpopullore e thirrur nga OVL UÇK-ja dhe u tha se nuk do të jetë e fundit. Do të ketë tubime të ngjashme, që do të thirren për të protestuar këtu në qendër të Prishtinës, në ditët në vazhdim”, tha Tërshani.