Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Aktuale
September 18, 2026 - 07:51
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, në disa zona të kufizuara mund të ketë reshje të dobëta shiu, kryesisht në formë rige.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 23 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.