Policia bllokon rrugën në drejtim të EULEX-it
Aktuale
September 18, 2026 - 00:36
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën pranë kazermës “Adem Jashari”, në drejtim të Fushë Kosovës, ku ndodhet objekti i EULEX-it.
Selia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ishte cak i protestuesve një ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta në Prishtinë ka nisur pas orës 21:00.