Studentët kundërshtojnë vendimin e Speciales, protestojnë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Studentët kundërshtojnë vendimin e Speciales, protestojnë në Prishtinë

Aktuale September 17, 2026 - 12:32

Një grupi studentësh të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po protestojnë në sheshin e kryeqytetit, si shenjë revolte ndaj vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Ata tashmë kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.

“Jemi grup i studentëve të UP-së. Protesta është paqësore, nuk kemi tentim për përshkallëzim dhe synimi ynë është kundërshtimi i dënimit të çlirimtarëve. Sipas fjalës së gjykatësit ‘në emër të popullit’, ai gjykim nuk ishte në emër të popullit. Ne duam të tregojmë se jemi të fortë dhe se zëri ynë do të dëgjohet”, u shpreh njëri nga studentët.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image