Tahiri: Kosova është ndryshe pas vendimit të Hagës, populli s’e pranon këtë ndryshim
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kosova është ndryshe pas vendimit të Hagës, populli s’e pranon këtë ndryshim

Aktuale September 17, 2026 - 11:18

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Kosova është ndryshe dhe se një ndryshim i tillë, sipas tij, nuk mund të pranohet.

Tahiri ka deklaruar se PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po në radhë të parë duhet të them që sot Kosova është ndryshe. Dhe këtë ndryshim populli i Kosovës nuk mund ta pranojë. Ne normalisht, konform kërkesës së popullit të Kosovës, do të shkojmë edhe si Partia Demokratike e Kosovës, nuk duam të rrimë duarkryq edhe do t’i marrim të gjitha hapat e nevojshëm që të sjellim vetëm drejtësi. Pra kjo ka qenë një padrejtësi e madhe për popullin tonë, për vendin tonë, për shoqërinë tonë, e cila është e papranueshme. Prandaj edhe njëherë po them, tashmë Kosova është ndryshe dhe këtë ndryshim nuk e pranojmë”, tha ai.

Image