Deputetët e PDK-së dhe Aleancës i bashkohen protestuesve para Qeverisë
Aktuale
September 16, 2026 - 20:59
Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu – Shoshi së bashku me deputetët e Aleancës, Time Kadrijaj, Bekë Berisha e Albana Bytyqi, i janë bashkuar protestuesve para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, të cilët sot i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Theksojmë se gjatë ditës është protestuar para objektit të EULEX-it në Prishtinë, por edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. /Zëri


