Limaj: Nesër në bankën e të akuzuarve është personi që shpalli pavarësinë e Kosovës
Aktuale
September 15, 2026 - 23:18
Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, një ditë para shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, foli për procesin gjyqësor në Hagë.
Ai tha se nesër në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe personi që e shpalli pavarësinë e Kosovës.
“Nesër para bankës që të akuzuarve është personi që e ka shpallur pavarësinë. Pse? Në një moment ai njeri ka vendosur me ju fut një lufte që nuk ka besuar që nuk ka besuar që mund ta bëjë realitet që mund ta largojë Serbinë nga Kosova. Unë i kam pas 27 vjet, Hashimi 29, Kadria 29, me Rexhën bashkëmoshatarë”, ka thënë ai në Pressing