Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë
Aktuale
September 15, 2026 - 15:04
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të obligohen për vendosjen dhe ekspozimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive në Kosovë, përveç hapësirave të përcaktuara dhe të zakonshme ku vendosen flamujt.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga BIK-u, sipas vendimit, është kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të bëhet në të gjitha strukturat dhe institucionet që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
