Kërçeli: Si ta votojmë Shalën, kjo është e pakuptimtë
Aktuale
September 09, 2026 - 13:23
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar deklaratat e bëra në emër të popullit serb, duke thënë se një gjë të tillë, sipas tij, mund ta bëjë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk mundet me u thirr në emër të popullit serb. Në atë deklaratë mundet me u thirr vetëm Aleksandar Vuçiq dhe normalisht që nuk e pranojmë një deklaratë të tillë pa kërkuar falje”, tha Kërçeli.
Ai është shprehur kritik edhe ndaj kandidaturës së Kujtim Shalës për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që deputetët e LVV-së ta mbështesin atë.
“Si me votu Shalën kur ai nuk rrin as të votoj kundër për presidentin Sejdiu. Po kërkon vota nga LVV-ja për t’u bërë nënkryetar, kjo është e pakuptimtë”, deklaroi Kërçeli.