Zemaj: Ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë

Aktuale September 07, 2026 - 13:26

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, duke komentuar zhvillimet aktuale politike dhe çështjen e respektimit të Kushtetutës.

Zemaj ka thënë se 7 shtatori, si dita e Kushtetutës së Kaçanikut, duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë ata që punojnë për shtetin e Kosovës.

“Sot është 7 shtatori, Dita e Kushtetutës e Kaçanikut edhe duhet të jetë si frymëzim edhe në ndërgjegjen politike të çdo njeriu që punon për këtë shtet sovran, e të pavarur e demokratik”, tha Zemaj.

Ai ka theksuar se, përtej debateve politike, çështja kryesore është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Po tash, duhet ta kuptoni qartë domethënë, krejt këto janë tema të debatit politik, por mbi të gjitha, ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë. Edhe e ligjshmërisë. Atë që po e thonë që Lëvizja Vetëvendosje edhe z. Kurti e ka shkelur në vazhdimësi ose s’e ka respektuar fare”, tha ai. /eo