“Free nga regjimi Kurti-Dejona”, Ramadani: Deputetët e LVV-së s’e kanë lirinë e fjalës

“Free nga regjimi Kurti-Dejona”, Ramadani: Deputetët e LVV-së s’e kanë lirinë e fjalës

Aktuale September 07, 2026 - 10:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, bashkë me të rinjtë e kësaj partie kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.

“Problemi këtu është se i njëjti model, në mënyrë të vrazhdë, po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës... Deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt të GP-së së VV-së, dhe ata krejt çka flasin ua shkruan nëna parti”, u shpreh Ramadani.

Image

Sipas tij, lidhur me këtë çështje, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen.

“Deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për GP-në, realisht e thonë pastër dhe qartë që nuk e kanë lirinë të flasin për situatën e bllokadës së shtetit. Ne besojmë që çdo deputetë duhet të jetë i lirë”, tha Ramadani.