Sot, temperaturat deri në 31 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 31 gradë

Aktuale September 07, 2026 - 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj javë në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me shumë intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit, veçanërisht gjatë ditëve të para, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja bën të ditur se sot (7 shtator), në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 gradë deri në 11 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 31 gradë celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image