Vdes nëna e dëshmorit Basri Canolli – “Shpendi”
Aktuale
August 31, 2026 - 11:07
Është ndarë nga jeta Selvete Canolli, nëna e dëshmorit Basri Canolli – “Shpendi”.
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë se e ndjera ishte një grua fisnike shqiptare.
“Ajo bashkë me bashkëshortin, bacën Halil, fëmijët e saj i brumosi me dashuri për atdheun dhe kombin, duke i dhënë Kosovës djalin dëshmor. Shtëpia e familjes atdhetare Canolli nga Mareci, ishte shndërruar në çerdhe të shumë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare nga Gollaku, Karadaku e nga të gjitha anët, ku të gjithë anëtarët e familjes ishin të rreshtuar në luftën për liri”, shkroi ai, duke i shprehur ngushëllime familjes.