Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në Prishtinë mbesin pa ujë
jë defekt në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Prishtinës.
Sipas njoftimit të KRU "Prishtina", bëhet fjalë për një rrjedhje në gypin me diametër Fi 90 milimetra në rrugën “Ferid Curri”, ku furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 18:00 e ditës së sotme.
Ekipet e ujësjellësit kanë dalë në terren për sanimin e defektit, por për shkak të kompleksitetit të intervenimit dhe kushteve në terren, riparimi nuk ka mundur të përfundojë gjatë mbrëmjes.Punimet pritet të vazhdojnë nesër, me qëllim të sanimit të defektit dhe rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Si pasojë e këtij defekti, pjesërisht pa ujë do të jenë:
-Rruga “Ferid Curri”
-Rruga “Spiro Mosiu”
-Rruga “Zahide Jashari”
-Një pjesë e rrugëve përreth zonës së “Ferid Currit”.