Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër, më 30 gusht 2026, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më të larta.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.