Hajdari për praninë e ndërkombëtarëve në Kuvend: Akterët politikë duhet t’i zgjidhin vetë ngërçet politike
Foto: Laura Hasani

Hajdari për praninë e ndërkombëtarëve në Kuvend: Akterët politikë duhet t’i zgjidhin vetë ngërçet politike

Aktuale August 28, 2026 - 17:39

Analistja politike, Fatime Hajdari, ka komentuar praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Hajdari, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se është mirë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të jenë të pranishëm, por vlerësoi se ndikimi i tyre në proceset e fundit zgjedhore ka qenë pothuajse i pavërejtshëm.

Sipas saj, përgjegjësia për zgjidhjen e proceseve politike duhet t’u takojë vetë akterëve politikë në Kosovë.

“Është mirë që të duken aty pari edhe pse e kemi parë që në proceset e fundit zgjedhore ndikimi i tyre me vëtëdëshinë e tyre ka qenë pothuajse jo i vërejshëm me siguri e kanë parë që në këtë fazë ndikimi i tyre është i panevojshëm meqë në faza të mëhershme tranzicioni angazhimi i tyre ka qenë në zgjedhjen e problematikave të ndryshme në të kaluarën sikur kanë lënë akterët politikë që t’i zgjedhin vetë ngërçet politike. Mendoj që akterët politikë duhet t’i zgjedhin vet proceset politike qoftë subjekti politik që po merr mbështjetjen qytetarë qoftë partitë opozitare”, u shpreh Hajdari.

Kujtojmë se sot deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë paraqitur edhe sot në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. Por përveç tyre, sot ishin prezentë edhe përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe Zyrës së Bashkimit Evropian.