“Nëse këta shpallen fajtorë, Serbia do të diskutojë pavarësinë e Kosovës”, Haradinaj për vendimin e 16 shtatorit
Aktuale
August 26, 2026 - 18:31
Nasim Haradinaj, ka thënë se nëse ish-krerët e UÇK’së do të shpallën fajtorë, atëherë, Serbia do e diskutojë pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj, i ftuar në T7, ka thënë se minutat deri në 16 shtator, do të jetë edhe për SHBA’të dhe shtetet e tjera të NATO’s.
‘’Nëse këta njerëz shpallën fajtorë, atëherë është diskutabile dhe me plotë të drejtë Serbia do ta diskutojë se mbi cilat fakte është ndërtu dhe u pavarësua Kosova. Në faktin e një të drejte për liri siç thotë GJND’ja, apo në faktin e një kompanie ose organizate. Këto janë më shumë edhe për vetë Amerikën, dhe vetë 26 ose 27 shtete të NATO’s, në kë ishin aleatë ata. Këta minuta do të thojnë arsyetohet apo nuk arsyetohet bombardimi i Beogradit’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.