Raportohet se Kurti e Abdixhiku takohen në ora 18:00
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, raportohet pritet të takohet me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në ora 18:00, lidhur me çështjen e Presidentit.
Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat për President. Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili nuk i tregoi se cilët janë emrat që ata do t’i propozojnë.
Kurti dhe Abdixhiku për çështjen e Presidentit u takuan për herë të fundit më 18 gusht.
Ata thanë se kanë diskutuar për profilin e Presidentit dhe se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të propozojnë emra konkretë.
Ndërkohë, Kuvendi po vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që nga 7 gushti.
Vetëvendosja i ka votat për konstituimin e Kuvendit, por kanë thënë se duhet marrëveshje për Presidentin.
Nga ana tjetër, opozita, posaçërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, e kanë akuzuar VV-në për “cenim të rendit kushtetues”.
Pikërisht për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, Kosova kishte shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.