Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

Aktuale August 12, 2026 - 22:54

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 74-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Tubimi u shoqërua me thirrje  “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, dhe kërkesat për ndryshime politike dhe largimin e asaj që ata e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit vijuan me marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur itinerarin e përdorur edhe në protestat e mëparshme.