Associated Press shkruan për gërmimet në varrezat masive në Kalludër të Vogël në Zubin Potok
Foto: Laura Hasani

Associated Press shkruan për gërmimet në varrezat masive në Kalludër të Vogël në Zubin Potok

Aktuale August 12, 2026 - 20:06

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press (AP), i ka kushtuar një shkrim nisjes së gërmimeve në varrezat masive të zbuluara së fundmi në Kalludër të Vogël, në Zubin Potok.

Gërmimet lidhen me kërkimet për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. AP në shkrimin e saj sjell rrëfimin e familjarëve të të zhdukurve, të cilët prej vitesh presin të zbardhet fati i të afërmve të tyre.

Rreth 13 mijë persona humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. "Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të mbeten të pranishme. Në maj të vitit 2023, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje, e cila përfshinte zotime nga të dyja palët për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur", shkruan AP.

Policia e Kosovës tha muajin e kaluar se kishte arrestuar dy serbë nën dyshimin për krime lufte në lidhje me varrezat masive, disa ditë para nisjes së gërmimeve të fundit. Dy të dyshuarit vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Disa zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë serbë janë gjykuar dhe dënuar për krime lufte në Kosovë nga një tribunal i Kombeve të Bashkuara në Hagë, në Holandë.

Erblin Ademi mbante në duar një fotografi të babait të tij, ku ai shihet duke e mbajtur në krahë kur ishte fëmijë.

“Çdo njeri ka të drejtë të ketë një varr ku mund të vizitohet, ku mund të nderohet dhe ku mund të kujtohet”, tha Ademi. “Shpresojmë shumë që ky të jetë fundi. Pavarësisht se sa do të zgjasë i gjithë procesi, ne do të presim derisa të mund t’i nderojmë ata ashtu siç e meritojnë", tha ai, raporton AP.