‘‘Ke shkelë mbi gjakun e UÇK-së’’, përplasje mes Gërvallës dhe deputetëve të PDK-së
Aktuale
August 12, 2026 - 12:35
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur me ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvallën.
Përplasja ka ndodhur në Kuvend, aty ku janë hapur dyert për mërgimtarët.
Deputetët e PDK-së i kanë kërkuar Gërvallës që ta thërrasin seancën konstituive të Kuvendit.
Në anën tjetër, Gërvalla i ka ftuar në takim.
Gërvalla dëgjohet teksa i thotë deputetes Blerta Deliu “largohu veç pak, s’ke nevojë në fytyrë’’.
Deliu i përgjigjet duke i thënë “s’po të vjen marre’’.
Gjatë kësaj situate janë dëgjuar edhe thirrje “UÇK’” dhe “Poshtë Jugosllavia’’.
Përplasje ka pasur edhe mes Gërvallës dhe Artan Behramit, ku janë dëgjuar fjalë si “ti ke shkelë mbi gjakun e UÇK-së’’, ku ministrja ka thënë “mos rrej’’.