Behrami: Deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë, sot mund të konstituohet Kuvendi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me situatën institucionale në vend, duke pretenduar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe të komuniteteve joserbe ndodhen në Prishtinë dhe se Kuvendi mund të konstituohet gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi, Behrami ka deklaruar se Kosova mund të dalë nga kriza institucionale, por ka ngritur pikëpyetje se pse nuk po bëhet konstituimi i Kuvendit.
“Qytetarët duhet ta dinë këtë! Të gjithë deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë. Sot mund ta konstituojnë Kuvendin. Sot Kosova mund të dalë nga kriza institucionale. Pse nuk e bëjnë?”, ka shkruar Behrami.
Sipas tij, arsyeja lidhet me mundësinë që konstituimi i Kuvendit të ndikojë në afatet për zgjedhje të reja.
Behrami pretendon se, nëse Kuvendi konstituohet sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk do të mund ta çojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor.
“Këta synojnë ta konstituojnë Kuvendin gjatë shtatorit, për ta kapur 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve”, ka deklaruar ai. Deri atëherë kanë për të shkelur edhe mbi të vdekur”, përfundoi Behrami.