Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara
Aktuale
August 08, 2026 - 22:27
Flakët kanë dalë sërish jashtë kontrollit dhe po zbresin në drejtim të zonave më poshtë, duke rritur shqetësimin për objektet e banuara dhe lokalet që ndodhen në afërsi.
Ndërhyrja nga ajri ka qenë e nevojshme për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa pas largimit të helikopterëve flakët kanë vijuar përhapjen.Banorët dhe personat që ndodhen në zonë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri për të frenuar zjarrin dhe për të shmangur afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.
Në vendngjarje ndodhen Forcat Operacionale dhe Forcat e Armatosura./tch