Basha reagon pas vezëve ndaj Kurtit: Këta që Radojçiqin e pritshin në Kryeministri
Foto: Laura Hasani

Basha reagon pas vezëve ndaj Kurtit: Këta që Radojçiqin e pritshin në Kryeministri

Aktuale August 08, 2026 - 12:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Basha, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar veprimin e deputetes së AAK-së, duke e lidhur atë me zhvillimet politike dhe raportet e subjekteve opozitare me Listën Serbe.

“Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radojçiçin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau fal!”, ka shkruar Basha./Zëri