Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

Aktuale August 07, 2026 - 11:52

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Për këtë aksident ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Ambasada është në kontakt me autoritet gjermane.

Ai shprehu ngushëllime për familjarët e të afërmit e viktimave.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, shkroi Ajeti.

Viktimat janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).