Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas ministrisë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se kufizimi vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të transportit të mallrave që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar