Kurti falënderon antropologen Reineck për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti falënderon antropologen Reineck për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale July 23, 2026 - 17:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,ka pritur në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”.

Kurti me këtë rast ka falënderuar studiuesen Reineck dhe gratë pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,për vizitën dhe promovimin e Republikës së Kosovës.

“Mysafiret janë profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria e mjedisit, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, financat, ekonomia, teknologji e informacionit etj. Diskutimi ishte i hapur dhe interaktiv, me një mori temash, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, shërbimet, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë. Një pjesë e diskutimit u përqendrua edhe te mërgata, si ambasadore kryesore e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Zëri

Image
Image
Image