Sot, temperaturat deri në 29 gradë
Aktuale
July 23, 2026 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 24 e 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare me shpejtësi 2 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
