Kongresisti Wilson: Deklaratat e Paunoviqit, arsye për t’ia refuzuar Serbisë organizimin e OSBE-PA

Kongresisti Wilson: Deklaratat e Paunoviqit, arsye për t’ia refuzuar Serbisë organizimin e OSBE-PA

Aktuale July 22, 2026 - 12:23
Kongresisti amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Kongresisti republikan amerikan dhe anëtar i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Joe Wilson, ka kundërshtuar mbajtjen e takimit vjetor të kësaj organizate në Beograd.

Në një reagim në rrjetin social X, Wilsoni ka kritikuar deklaratat, siç i ka cilësuar ai, “të neveritshme dhe nxitëse” të një lideri të qeverisë serbe.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një lider i qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike”, ka shkruar Wilsoni.

Beogradi është zgjedhur nikoqir i sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027. Serbia kishte kërkuar fillimisht që ta priste këtë takim në vitin 2028, ndërsa më pas oferta e saj u ndryshua për vitin 2027.

Wilsoni është kongresmen republikan nga Karolina e Jugut dhe anëtar i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Ai ka shpërndarë edhe një foto të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Image