Ramadani kritikon Haxhiun: Pse nuk e thirre sot seancën e Kuvendit?
Foto: Laura Hasani

Ramadani kritikon Haxhiun: Pse nuk e thirre sot seancën e Kuvendit?

Aktuale July 22, 2026 - 11:28

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se të premten do ta caktojë datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar vonesën në caktimin e seancës, duke ngritur pyetje lidhur me arsyet e pritjes deri të premten, raporton Zeri.info.

Ai, po ashtu, ka akuzuar Haxhiun për rritje të jashtëligjshme të pagesave të tenderëve, duke i bërë thirrje Prokurorisë të merret me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo… Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit.

Pse s’e caktove sot?

Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?