Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë, Angili

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë, Angili

Aktuale July 20, 2026 - 18:20

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Kurti ka shprehur falënderim ambasadorit Angili, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë", u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Angili suksese në angazhimet e reja dhe shtoi se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.