Sot, temperaturat deri në 30 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot, temperaturat deri në 30 gradë

Aktuale July 14, 2026 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image