Gjilani merr vendim, zgjatet orari i “muzikës” për gastronominë
Aktuale
July 07, 2026 - 09:09
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektroakustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të funksionimit të tyre.
Sipas vendimit, lokalet e gastronomisë do të mund të përdorin pajisje elektroakustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës.
Gjatë ditëve të punës, përdorimi i tyre lejohet deri në orën 23:00, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 00:00.
Sipas njoftimit nga Komuna, vendimi do të jetë në fuqi deri më 20 gusht 2026.
Po ashtu me këtë vendim pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës 21 prill 2022, për mbrojtjen nga zhurma, e cila do të mbetet e pezulluar deri në të njëjtën datë.
