MIT-i njofton për ecurinë e punimeve në urën mbi lumin Ibër

MIT-i njofton për ecurinë e punimeve në urën mbi lumin Ibër

Aktuale July 06, 2026 - 18:10

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër, që lidh Zhabarin me Gushacin, duke bërë të ditur se ato po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.

MIT ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, është konstatuar se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.

Ministria ka bërë të ditur se ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, do të forcojë lidhjen ndërmjet këtyre zonave dhe do t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren, me qëllim që projektet të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.