Moti për ditën e sotme
Aktuale
July 05, 2026 - 08:04
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27°C.
“Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior”, thuhet në njoftim. /Zëri
