Moti kryesisht me diell, mundësi për reshje të shkurtra në disa zona

Moti kryesisht me diell, mundësi për reshje të shkurtra në disa zona

Aktuale July 03, 2026 - 07:54

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të zhvillohen duke sjellë reshje të shkurtra lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.