Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Klinë - në zbulimin e saj marrin pjesë Osmani, Haradinaj e Hoti
Aktuale
July 02, 2026 - 11:52
Është përuruar shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova në Klinë.
Në zbulimin e saj morën pjesë ish-presidentja Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Avdullah Hoti i LDK-së. Po ashtu, në ceremoni ishte edhe djali i Rugovës, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ukë Rugova.
Haradinaj mbajti edhe një fjalë rasti aty.
“Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi. Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit. Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”.