Emergjenca e QKUK-së me fluks të lartë pacientësh, gjatë 24 orëve mbi 290 vizita
Foto: Laura Hasani

Emergjenca e QKUK-së me fluks të lartë pacientësh, gjatë 24 orëve mbi 290 vizita

Aktuale July 02, 2026 - 11:43

 

Qendra Emergjente ka përballuar një fluks të lartë pacientësh gjatë 24 orëve të fundit, duke realizuar 292 vizita dhe 81 procedura reanimimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK-ja,, nga rastet e trajtuara, 78 kanë qenë internistike, 50 kirurgjike dhe 59 ortopedike, ndërsa 24 pacientë kanë marrë trajtim në sallën e vogël të intervenimeve.

Gjatë kësaj periudhe është trajtuar edhe një rast me lëndim nga armë e ftohtë, ndërsa 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidente komunikacioni.

Për trajtim të mëtejmë janë hospitalizuar 22 pacientë. Prej tyre, tetë janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë, tetë në Klinikën e Mjekësisë Interne, katër në Klinikën e Ortopedisë dhe dy në Mjekimin Intensiv.

Pavarësisht numrit të madh të pacientëve dhe ngarkesës së shtuar, Qendra Emergjente njofton se ekipet mjekësore dhe infermierore kanë ofruar kujdes të pandërprerë dhe shërbime emergjente për të gjithë pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Zëri