Korriku nis me temperatura të larta, por edhe me shi e shkarkime rrufesh
Foto: Laura Hasani

Korriku nis me temperatura të larta, por edhe me shi e shkarkime rrufesh

Aktuale July 01, 2026 - 07:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, të cilat në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 18 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 30 e 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image