Maqedonci në Bruksel, pjesëmarrës në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën aktuale në Ukraina.
Takimi u udhëhoq nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u rikonfirmua mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të saj përballë agresionit rus.
Në margjinat e këtij takimi, Maqedonci zhvilloi takime dhe diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave aktuale të sigurisë.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët dhe aleatët e saj në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale. /Zëri


