Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
Foto: Laura Hasani

Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë

Aktuale June 08, 2026 - 12:19
Tjetër mesazh nga BE-ja pas zgjedhjeve, Kallas: Nevojitet formim i shpejtë i qeverisë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin mundësinë për tejkalimin e më shumë se një viti bllokadë politike.

Kështu u shpreh ajo në një postim në platformën X.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokadë politike”, u shpreh Kallasi.

Kallasi ka theksuar se liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për formimin e shpejtë të qeverisë.

“Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, theksoi ajo.

Kallasi gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve, si kusht për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.

“Progresi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, shtoi Kallasi.