Edi Rama promovon festivalin ndërkombëtar “Bread & Heart’: Tirana në qendër të arkitekturës botërore [video]
Aktuale
June 05, 2026 - 09:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Facebook ka publikuar një video të festivalit ndërkombëtar “Bread & Heart”.
Ai ka shkruar se ky festival mbahet në Tiranë për dytin vit duke bashkuar yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale.
Sipas Ramës, vetëm të enjten ky festival mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas.
“Me këtë videokartolinë krenarie të festivalit ndërkombëtar ‘Bread & Heart’, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë Rama.