Haxhiu pret në takim presidentin e KE-së, Antonio Costa
Foto: Laura Hasani

Haxhiu pret në takim presidentin e KE-së, Antonio Costa

Aktuale June 03, 2026 - 11:14

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Takimi është duke u zhvilluar në objektin e Presidencës.

Më vonë Costa do të zhvillojë takim edhe me kryeministri në detyrë, Albin Kurtin.

Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive të tjera.

Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor, në Beograd.

Pas takimeve me Kurtin dhe Haxhiun, Costa pritet të mbajë konferencë për media në orën 16:00.

Image

Image

 

Image